Çfarë vendimesh duhet të merrni kur diskriminoheni në punë?
Duke qenë se një pjesë e madhe e ditës kalon në punë, çdo gjë negative që ndodhë gjatë asaj kohe, ndikon në gjithë jetën tonë. Puna dhe ngarkesa e madhe nuk janë gjërat e vetme që na ndikojnë keq në gjendjen tonë psiko–fizike, përballja me diskriminimet gjatë orarit të punës është diçka që na rëndon më shumë se gjithçka tjetër. Një punonjës duhet të jetë i vetëdijshëm, kur të tjerët brenda asaj kompanie e bëjnë të ndihet keq pa të drejtë.

Fun
Fyerjet dhe komentet në baza racore, gjinore, fetare apo të tjera nuk duhet të tolerohen. Përveç që do t’ua tërhiqni vërejtjen pjesëtarëve të kompanisë që po ju bëjnë të ndiheni të diskriminuar, janë edhe disa hapa të tjerë që mund t’i bëni patjetër në këtë drejtim.
Kërkoni këshilla ligjore
Nëse mendoni që jeni duke u diskriminuar në punë duhet që fillimisht ta kontaktoni një avokat. Ai do të t’i shpjegojë të drejtat tuaja, ta vlerësojë situatën, si dhe do të ju ndihmojë të vendosni sesi të veproni në këtë rast.
Bëni një regjistrim të diskriminimit
Nëse vendosni që të ankoheni për diskriminimin që ju bëhet duhet të keni diçka ku të mbështeteni. Nuk do të mjaftojë vetëm nëse thoni që jeni duke u përballuar me ofendime nga kolegët apo dikush tjetër në orarin e punës, është mirë që ato t’i dokumentoni sa më shpejt pasi që të ndodhin. Regjistroni menjëherë, se çfarë ka ndodhur, kur ka ndodhur, kush është i përfshirë dhe kush e ka parë atë diskriminim.
Krijoni një fond emergjence
Përpara se të fillosh ta raportosh diskriminimin në vendin e punës, është mirë që të kesh kursime. Në rast se largoheni apo pushoheni nga puna, duke i pasur ato kursime do t‘ua lehtësojë stresin do të ju ndihmojë që ta trajtoni situatën në mënyrë më të relaksuar, gjë e cila do të jetë edhe më efektive në menaxhimin e gjithë situatës. Sigurohuni që ky fond kursimesh të ketë mjaftueshëm para. Sepse do të ju duhet t’i mbuloni shpenzimet për disa muaj, deri kur të filloni të kërkoni një punë të re.
Bisedoni me menaxherin
Ndoshta nuk do të dëshironi të filloni menjëherë të ndiqni rrugën ligjore dhe do të ndiheshit më rehat që t’i diskutoni shqetësimet tuaja me menaxherin. Kjo është një rrugë e qëlluar, në rastet kur menaxheri nuk është i përfshirë në diskriminimet që ju bëhen. Ky hap është shumë i dobishëm, sidomos në rastet kur besoni që diskriminimi po vjen nga paragjykimet e pavetëdijshme, sesa nga keqdashja e qëllimshme.
Raportoni diskriminimin tek Burimet Njerëzore
Është edhe një vend ku ju mund t’i tregoni shqetësimet tuaja rreth diskriminimit në vendin tuaj të punës. Madje Robert Bird, profesor i së drejtës së biznesit në Universitetin e Connectiut, thotë se Burimet njerëzore duhet të jenë ndalesa e parë e një punonjësi, kur ata e ndjejnë në lëkurën e tyre se po diskriminohen.
Bird shton se në rastet kur as ato nuk kanë dhënë rezultate edhe pasi i kanë bërë të gjitha përpjekjet, atëherë punonjësi i diskriminuar duhet të konsultohet me agjencitë shtetërore të punësimit./Akademi Pune