​Zgjedhjet në Rusi manipulohen me pasaporta të reja, sikur Milloshqeviqi dikur

16:38 | 20 Shtator 2021

Mediat e pavarura ruse kanë raportuar se qytetarëve ukrainas nga territoret e okupuara në Donbas u janë dhënë pasaporta ruse dhe janë dërguar me autobus për të votuar në zgjedhjet parlamentare atje. Kështu vepronte dikur edhe Sllobodan Millosheviq, kur ia jepte kinezëve pasaporta sa për të siguruar vota më shumë.

Agjencia e lajmeve kaukaziane raportoi se afërsisht 400 qytetarë ukrainas u dërguan me autobusë në zyrat e pasaportave ruse për të marrë dokumentet e tyre të reja më 17 shtator, pas së cilës ata u dërguan menjëherë në Rusi, në një zonë e cila shtrihet në lindje të Donetskut të Ukrainës.

Një grua që u soll për të votuar në qytetin e Krasny Sulin së bashku me 200 të tjerë, deklaroi për “Cacucasian Knot” se kishte ardhur nga Krasnodon (një qytet i okupuar në Luhansk të Ukrainës), se nuk ishte e njohur me asnjë prej kandidatëve dhe se ajo ishte atje sepse autoritetet ruse e detyruan atë, si kusht për të marrë pasaportën e saj ruse.

Sipas stacionit televiziv rus Dozhd, Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë pranoi 137 ankesa në lidhje me shtrëngimin për të votuar që nga 18 shtatori.

Me gjithë raportet e përhapura të mashtrimit elektoral në këtë raund të zgjedhjeve parlamentare ruse, të mbajtura midis 17 dhe 19 shtatorit, të gjithë votuesit e transportuar me autobus të kontaktuar nga “Cauciasian Knot” Kaukaziane thanë se ata nuk ishin udhëzuar të votonin për ndonjë kandidat të veçantë.

Më herët më 16 shtator, udhëheqësi i militantëve të Donbasit të mbështetur nga Rusia, Denis Pushilin, njoftoi se mbi 800 udhëtime me autobus dhe tren ishin organizuar për të transportuar banorët e Donbasit të pushtuar në Rusi për të votuar në zgjedhjet ruse.

Më 9 shtator, Avokati i Popullit i të Drejtave të Njeriut në Ukrainë, Liudmyla Denisova, i tha kanalit ukrainas të lajmeve Dom se ukrainasit në Donbasin e okupuar po detyroheshin të votonin në zgjedhjet e Dumës për shkak të kërcënimit me gjoba ose largim nga puna.

Ajo tha se një total prej mbi 600,000 pasaportash ruse iu ishin dhënë ukrainasve në republikat e vetëshpallura popullore të Donbas, të cilat janë grupe përfaqësuese të financuara dhe kontrolluara nga qeveria ruse, që nga fillimi i luftës në Donbas në prill 2014.