Termokos ndërprenë përkohësisht ngrohjen në “Dardani” dhe “Qendër”
Për shkak të një rrjedhje në gypin magjistral të ngrohjes për pjesën më të madhe të lagjes “Dardania” dhe “Qendra”, NP “Termokos” SH.A sonte në orët e vona të natës do të ndërpres furnizimin me ngrohje për këto dy lagje.
