Shkarkohet nga puna sepse i dha bukë pa pare një vajze
Dela Kari e cila ka punuar në bufenë në shkollën fillore në Denver është shkarkuar pasi që i ka dhënë drekë falas një vajze e cila nuk kishte para.

Bota
Dela nënë e dy fëmijëve ka humbur punën në shkollën fillore “Dakota Veli” në Denver.
Rregullat e shkollës janë të tilla që drekat paguhen. Dela i ka dhënë drekë një vajze e cila ka qarë sepse nuk ka pasur para për drekë.
Ajo ka thënë se pavarësisht se është shkarkuar përsëri do ta bënte të njëjtën.
Nga drejtoria e shkollës kanë thënë se rregullat janë të tilla që kantina e shkollës nuk është e obliguar që t’u sigurojë ushqim fëmijëve të cilët kanë harruar paratë.
“Praktika e jonë është që ua mundësojmë ushqim tri herë në ditë fëmijëve që harrojnë paratë, por ato i paguajnë prindërit e tyre”, kanë thënë nga shkolla.
Dela mendon se ushqimi “social” nuk është i mirë për fëmijët dhe shteti duhet të bëjë diçka që të rregullojë këtë çështje.