​Rrëzohet një helikopter amerikan, dy pilotë të vdekur

Dy pilotë të Ushtrisë Amerikane kanë vdekur kur helikopteri i tyre është përplasur gjatë një misioni rutinë të stërvitjeve.

Bota

03/12/2015 12:43

Helikopteri u rrëzua afër Frot Campbelli-it në Tennessee, sipas një deklarate të publikuar nga ushtria.

Dy anëtarët e ekuipazhit, që nuk janë identifikuar ende për publikun, po drejtonin një helikopter “AH-64D Apache” gjatë një mision të zakonshëm stërvitor në momentin që u rrëzua rreth 60 milje larg veriperëndimit të Nashville-it, rreth orës 07:00 të mbrëmjes të mërkurën, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Sipas divizioni ushtarak ajror “Airborne”, nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi përplasjen, por epiket adekuate kanë nisur një mision kërkimi. /Kp