Prishtinasit mund të aplikojnë edhe në Postë për parking të veturave
Sot U.D. Kryeshefi Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Kryeshefin Ekzekutiv të NPL “Prishtina Parking” Sh.A., Liridon Restelica për realizimin e shërbimit të regjistrimit/aplikimit për drejtuesit e automjeteve, banorë rezidentë të Komunës së Prishtinës.

Lajme
Siç njofton kumtesa, qëllimi i kësaj marrëveshje është që drejtuesit e automjeteve të Komunës së Prishtinës, përmes kësaj mënyre të regjistrimit të kursejnë kohë dhe përnjëherë të kenë shërbimin e njëjtë siç do të merrnin nga stafi i “Prishtina Parking”, tani mund ta bëjnë edhe në Postën e Kosovës.
Posta e Kosovës është e shtrirë me zyra postare kudo në vendbanimet e Kryeqytetit, me dy ndërrime çdo ditë, nga ora 8:00 deri në 21:00, përfshirë ditëve të vikendit dhe festave.
Misioni i Postës së Kosovës është ofrimi i shërbimeve të jetë sa më afër qytetarëve. /Lajmi.net/