Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

​Palestinezët shkrepin raketa mbi Izraelin, ka të plagosur

22:24 | 15 Shtator 2020

Ekstremistët palestinezë nga Rripi i Gazës kanë shkrepur sonte dy raketa në drejtim të Izraelit, duke lënë të plagosur të paktën dy persona.

Sulmi përkon me nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe dy vendeve arabe në Shtëpinë e Bardhë.

Palestinezët kundërshtojnë marrëveshjet me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejnin pasi i konsiderojnë ato si një tradhti të qëllimeve të tyre nga vendet arabe që ranë dakord të njohin Izraelin, por nuk siguruan koncesione territoriale.

Ushtria izraelite tha se një raketë u shkatërrua dhe ambulanca izraelite Red David’s Shield deklaroi se dy persona pësuan lëndime nga xhamat e thyer.

Ushtria tha më parë se sirenat për një alarm raketash ishin dëgjuar në Ashdod dhe Ashkelon, në Izraelin jugor.