​Operacioni anti-terror, policia arrestoi në Bruksel dy personat e arratisur (Foto)

Pas një operacioni maratonë anti-terror, policia belge ka arrestuar edhe dy të arratisurit e tjerë, të dyshuar si terroristë.

Bota

16/03/2016 11:27

Dy personat i shpëtuan mbrëmjen e së martës operacionit të policisë në Forest të Brukselit.

Një ditë më parë policia qëlloi për vdekje një tjetër person, i cili hapi zjarr ndaj forcave të rendit gjatë operacionit.

a

Katër oficerë policie mbetën të plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit, njëri prej të cilëve në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Gjithçka ka ndodhur në lagjen Forest, në afërsi të Molenbekut, zonë e njohur për strehimin e personave të përfshirë në sulmet e 13 nëntorit në Paris, ku 130 persona mbetën të vrarë.

aa