Nxënësit e klasave të nënta sot kthehen në shkollë
Nxënësit e klasave të nënta do t’iu kthehen sot bankave shkollore pas tre muajve shkaku i pandemisë.

Lajme
Ata do të vendosen në banka që do të jenë më larg nga njëra-tjetra dhe do të shpërndahen në më shumë klasa si pjesë e masave parandaluese kundër koronavirusit.
Për dy javë nxënësit e klasave të nënta do të përgatiten për testin e arritshmërisë që mbahet më vonë gjatë këtij muaji.
Ata do të obligohen të mbajnë maskat dhe distancën sociale gjatë testit, në të kundërtën do të përjashtohen nga qendra e testimit. /Lajmi.net/