​Një tjetër dërgesë e vaksinave Pfizer arrin në Slloveni

Një dërgesë prej 22.230 vaksinash Pfizer kundër koronavirusit ka mbërritur në Slloveni, e cila do të shpërndahet te personat mbi 80-vjeç, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik.

Bota

22/02/2021 17:11

Siç thuhet, nga dërgesa, 2.200 vaksina do të jenë të destinuara për dozën e dytë, raporton portali TV Slovenia.

Dorëzimi i 8.400 dozave të vaksinës Moderna pritet të enjten, nga të cilat 4.200 do të jenë të destinuara për dozën e dytë, dhe ardhja e vaksinës AstraZeneca pritet të premten, por nuk dihet sasia e saktë.

Vaksinimi në Slloveni kryhet nga mjekët e përgjithshëm që raportojnë në qendrat e vaksinimit një listë të personave mbi 80-vjeç dhe atyre që kanë treguar interes për vaksinimin dhe Instituti shpjegoi se këtë javë do të vaksinojë të gjithë njerëzit mbi 80-vjeç që janë në listën e qendrave të vaksinimit. /Lajmi.net/