Të Infektuar: 17.591

Të Shëruar: 14.979

Të Vdekur: 659

​Mesazhi i SHBA-së: Në Egje zbarkon “përbindëshi” amerikan

16:07 | 29 Shtator 2020

Në mesin e tensioneve të Greqisë me Turqinë, sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo njoftoi se luftanija gjigante amerikane USS Hershel “Woody Williams” do të ankorohet rregullisht në bazën detare të SHBA-së në Souda te Kretës.

Vetë Pompeo e bëri njoftimin gjatë vizitës në këtë bazë, ku deklaroi se “marrëdhëniet ushtarake greko-amerikane janë forcuar së tepërmi” pas nënshkrimit të marrëveshjes së përbashkët të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes vitin e kaluar.

Kryediplomati amerikan, i cituar nga mediat vendase, e ka përshkruar Greqinë “si një shtyllë të stabilitetit dhe prosperitetit” në rajon, duke nënvizuar së relatat mes dy vendeve kanë mbërritur në pikën më të lartë.

Megjithatë, Pompeo e theksoi sërish se Uashingtoni mbështet me forcë dialogun mes Athinës dhe Ankarasë.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u shpreh nga ana e tij se “ Greqia është kundër veprimeve të njëanshme dhe se ai vetë është optimist “se ka ardhur koha e diplomacisë”.

Zgjerimi i bazës amerikane në Kretë konsiderohet një mesazh i fortë i përcjellë nga Shtetet e Bashkuara për rajonin dhe forca të tjera që kanë interesa në Mesdhe.

USS Hershel “Woody” Williams” është një anije me kapacitetin të ngrejë katër helikopterë e të lëshojë mjete fluturuese pa pilotë ndërsa përfshin sisteme komande e kontrolli./tch