​Merkel refuzon ofertën për punë në OKB

Bota

19/01/2022 21:12

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila u largua nga detyra në fillim të dhjetorit, refuzoi ofertën për punë nga sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, njoftoi sot zyra e saj.

Angela Merkel “thirri sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së javën e kaluar, e falënderoi për ofertën dhe tha se nuk do ta pranonte atë”, tha zyra e saj në një deklaratë për AFP, duke konfirmuar informacionin që u shfaq në media.

Në deklaratë nuk thuhej se çfarë lloj angazhimi i ofroi Guterres ish-kancelares gjermane, por mediat raportuan më parë se ai po kryesonte komitetin këshillues të OKB-së për të mirat publike globale, që është një nga projektet e tij kryesore reformuese.

Merkel, e cila ka njoftuar prej kohësh tërheqjen e saj pas zgjedhjeve parlamentare gjermane në shtator 2021, përsëriti në disa raste se nuk dëshiron të merr asnjë funksion të ri pas skadimit të mandatit të saj.

Që kur u largua përfundimisht nga skena politike më 8 dhjetor, ajo i është përkushtuar shkrimit të kujtimeve politike me ish-këshilltaren dhe bashkëpunëtoren e saj të ngushtë Beate Bauman.

Qëllimi i saj është të shpjegojë vendimet kryesore politike që ka marrë gjatë 16 vjetëve të saj në pushtet, tha këshilltarja e saj.