​Mali i Zi goditet nga moti i lig, anulohen fluturimet

Erërat e stuhishme kanë goditur pjesën më të madhe të Malit të Zi, duke bërë që disa fluturime të anulohen ose devijohen.

Lajme

03/03/2020 18:05

Fluturimi nga Beogradi për në Podgoricë dhe nga Podgorica për në Beograd është anuluar, u njoftua në faqen e internetit të Aeroportit.

Për shkak të motit të keq në Boka, fluturimet nga Beogradi në Tivat dhe nga Moska në Tivat u përcollën në aeroportin e Podgoricës.

Avioni nga Lubjana nuk u ul në Podgorica, por u dërgua në një aeroport alternativ të Beogradit.

Mediat lokale raportojnë se stuhia në Cetinje shkaktoi një numër problemesh në zonën urbane.

Drejtoria e Emergjencave u bëri thirrje qytetarëve më herët sot të rregullojnë aktivitetet e tyre në situatën meteorologjike, pasi priten reshje të mëdha shiu, veçanërisht në pjesët qendrore dhe jugore të Malit të Zi.

Sipas drejtorisë, reshjet e mëdha të shiut në zonat malor e do të shoqërohen me erëra të forta në jug, të cilat do të kenë karakter stuhie të fortë.