​Kurti-Merkel, takim kokë më kokë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të ketë një takim kokë më kokë me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Lajme

14/09/2021 13:00

ĶosovaPress mëson së takimi do të zhvillohet pas konferencës që kancelarja do të ketë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Kujtojmë se konferenca është planifikuar për ora 14:30 ndërsa takimi i Kurtit me Merkel pritet të nisë rreth orës 15:30.

Paraprakisht Merkel është duke zhvilluar një takim me të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor.