Ja një nga befasitë që iu bë Shpend Ahmetit për ditëlindje
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti sot ka ditëlindjen. E në këto qaste sapo i është bërë një befasi e radhës.

Lajme
Një tortë me ekipin e tij të preferuar, Manchester United.
Ndërsa para pak çastesh ai ka treguar se i ka kaluar këtë ditë kur ai mbush 37 vjet.
Gjithë ditën ishte i zënë me angazhime, mori pjesë në protestë, pastaj në familje tek fëmijët, u dëshpërua që i humbi ekipi i preferuar por gjithsesi thotë se nuk do të ndalet.
“Ditë e jashtëzakonshme. Jam i lumtur që ju kam. Krenohem që shërbej Prishtinën. Së bashku do ta bëjmë qytetin, e edhe shtetin”, ka shkruar ai.