​Forcat libaneze godasin dronin italian

23:59 | 20 Nentor 2019

Një dron italian u godit në Libi nga forcat e udhëheqësit të Libisë Lindore, gjeneralit Khalifa Haftar, publikoi faqja e internetit “Libya Akhbar”.

Droni ishte në një mision në mbështetje të operacionit “Deti i Sigurt” dhe ndodhej në një plan fluturimi që u ishte komunikuar autoriteteve libiane, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë se Mbrojtjes.