​Bajrami takon studentët “britanikë” të Kosovës

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka postuar një fotografi në Facebook me studentë kosovarë të cilët kanë studiuar në Universitetin Staffordshire në Britani të Madhe.

Lajme

08/03/2015 00:00

Bajrami ka thënë se këta profesionistë, që janë rrethë shtatëdhjetë magjistra dhe doktorantë nga lëmia e ekonomisë, do të po kontribuojnë në zhvillimin e vendit.

Komenti i plotë i ministrit Bajrami, postuar në Facebook:

Gjatë javës morra pjesë në rrjetin të studentëve kosovar të diplomuar në Universitetin Staffordshire në Britani të Madhe, mes të cilëve rreth 70 magjistra dhe doktorantë të lëmisë së ekonomisë.

Tani, këta profesionist bartin pozita udhëheqëse shumë të rëndësishme në fushën e ekonomisë, politikës, sektorit bankar e hulumtimeve shkencore në Kosovë. Vlerësoj lartë kontributin e tyre për shtetin e Kosovës dhe në zhvillimin ekonomik të vendit. Mirënjohje të veçantë për Profesorin Dr. Iraj Hashi i cili së fundi u dekorua me ‘Medaljen Presidenciale të Meritave’ nga Presidentja e Republikës së Kosovës për kontributin e dhënë në shkollimin e të rinjve tanë në Britani të Madhe.