Anibar shpall programin artistik të festivalit
Festivali "Anibar" do ta mbajë edicionin e 11-të.

ShowBiz
“Anibar” ka shpallur programin artistik të festivalit për edicionin e ri, ku nga 1300 filma ekipi përzgjedhës ka zgjedhur 139 prej tyre për t’i shfaqur gjatë ditëve sa zgjat ky festival, shkruan lajmi.net.
“Anibar” do ta zhvillohet për shtatë ditë, ndërsa në njoftim bëhet e ditur se filmat janë ndarë në shtatë kategori.
Pesë prej këtyre kategorive do të jenë në garë, bëhet fjalë për “Garën Ndërkombëtare, Garën Studentore, Garën Ballkanike, Garën e Video Muzikës së Animuar dhe Kategorinë e të Drejtave të Njeriut. Ndërsa 2 kategoritë tjera do të jenë jashtë garës: Panorama Jashtë Garës dhe Programi për Fëmijë dhe të Rinj.
Në këtë festival shfaqet edhe premiera e “All those sensations in my belly”, nga regjisori Marko Djeska, film i cili garon në Garën Ballkanike dhe kategorinë e Të Drejtave të Njeriut.
“Programi i larmishëm i filmave që do të shfaqen gjatë muajit gusht janë përzgjedhur, nominuar ose shfaqur në një numër festivalesh të tjera siç janë: “Annecy International Animation Film Festival”, “The Academy Aëards”, “Cannes Film Festival”, “Berlin International Film Festival”, “Sarajevo Film Festival”, “Animafest Zagreb”, “Kaboom”, “Fantoche”, “Anifilm”, “Stuttgart Trickfilm International Animated Film Festival”, “Ottaëa International Animation Festival”, dhe shumë tjerë. Programi artistik i Anibar do të shfaqet përmes platformave dixhitale për mysafirë vendor dhe ndërkombëtar. Mundësia e organizimit të kinemave të hapura do të mbetet opsion vetëm nëse situata pandemike përmirësohet gjatë muajit gusht”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Festivali do të zhvillohet nga 17 deri më 23 gusht. /Lajmi.net/