​Tërmeti në Afganistan, zgjerohen kërkimet (Foto)

Ekipet e shpëtimit kanë zgjeruar përpjekjet për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti që ka goditur zona të largëta të Afganistanit dhe Pakistanit, të hënën.

Bota

27/10/2015 08:27

Së paku 275 njerëz janë konfirmuar të vdekur, ndërsa mbi 2,000 të plagosur.

Ekipet e shpëtimit janë dërguar në zonat malore, ku efektet e tërmetit janë ende të paqarta.

Tërmeti, me fuqi prej 7.5 shkallësh të Richterit, ka pasur epiqendrën në rajonin Hindu Kush të Afganistanit dhe është cilësuar si më i rëndi në këtë rajon në disa dekada./Rel

termet 5

termet 4

termet 3

termet 2

termet 1