Zyrtarizohet blerja e aeroportit të Rinasit nga kinezët

Kompania kineze “China Everbright” ka zyrtarizuar blerjen e aeroportit të Rinasit.

Lajme

25/04/2016 16:23

Në një deklaratë zyrtare, kompania njofton se ka nënshkruar me “Tirana Airport International”, marrëveshjen që i jep asaj të drejtën e koncesionit të aeroportit të Tiranës deri në vitin 2027.

Kompania nuk ka zbuluar shifrat e transaksionit, por ka bërë të ditur se aeroporti do të menaxhohet nga “Ken Dynamics”, një konsorcium që ajo e ka formuar së bashku me “Friedman Pacific”.

“China Everbright” e cilëson Rinasin si një nga aeroportet me rritjen më të shpejtë në Europë dhe thotë se ai është e para e një serie blerjesh që ajo do kryejë jashtë Kinës.