Zyrtarizimi i gjuhës shqipe, Kusari-Lila: Më në fund u realizua

Deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka uruar miratimin ligjit të gjuhës në Maqedoni.

Lajme

14/03/2018 23:36

Përmes një statusi në Facebook, Kusari ka thënë se pas disa përpjekjeve kjo gjë u realizua.

Postimi i plotë:

“Një lindje e vështirë, miratimi i ligjit të gjuhës në Maqedoni.

Pas disa përpjekjeve, më në fund u realizua. Të filloj Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të mbajë stenograme për fillim me shkronja latine, duken çuditshëm emrat shqiptarë në çirilicë.

Urojmë në zbatimin e plotë të ligjit dhe hapa të mëtutjeshëm për barazi të plotë mes etnive në Maqedoni.

Është domosdoshmëri e funksionimit të shtetit demokratik, avancimi i pozitës së shqiptarëve deri në barazi të plotë”.