Zyrtarisht asnjë komunë e Kosovës nuk udhëhiqet nga gratë

Tashmë rezultatet e balotazhit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë publikuar, gjë që vulosin se asnjë grua nuk do të udhëheq në ndonjë komunë.

Lajme

19/11/2017 22:41

Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, ndonëse jo shumë në numër, pati disa femra që synonin të merrnin frenat e komunave, mirëpo vetëm dy arritën të shkojnë në balotazh, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, as kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila, e as kandidatja e PDK-së për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi, nuk arritën t’i mbijetojnë balotazhit.

Nga kjo rrjedh se asnjë grua nuk do të jetë në krye të komunave të Kosovës. /Lajmi.net/