Zyrtare: Skuadra e Turan për sezonin e ri
Arda Turan nuk do të largohet drejt Kinës.
Sport
Turku ka konfirmuar që do të qëndrojë te Barcelona, për të respektuar kontratën e tij.
“Jam shumë i lumtur te Barcelona dhe nuk po e mendoj largimin. Kam kontratë me klubin dhe do ta respektoj atë”, deklaroi Turan, përcjellë “lajmi.net”.
Për dallim nga sezoni i kaluar, ku ish-futbollisti i Atletico Madridit nuk ishte aspak në formë, këtë edicion ai ka kënaqur me paraqitjet e tij. /Lajmi.net/