Zyrtare nga Interpoli: Nuk do ta arrestojmë Thaçin

Branislav Pavloviq, kreu i Interpolit në Bosnje dhe Hercegovinë, tha se Hashim Thaçi nuk do të arrestohet për sa kohë është president i Kosovës. Kështu kanë komentuar edhe krerët e Interpolit në Lion.

Lajme

15/06/2016 17:24

Urdhër-arrestimi për Hashim Thaçin është lëshuar para 10 viteve, por tani nuk do të “preket” presidenti derisa është në postin e kreut të shtetit të Kosovës, ka thënë Pavlović në një intervistë për TV N1.

“Kjo nuk do të thotë se vendimi është anuluar, mirëpo është vendosur se përderisa personi në fjalë është në detyrë dhe me imunitet, nuk do të arrestohet. Urdhër arresti vetëm është pezulluar”, ka thënë kreu i Interpolit në Bosnje, shkruan Telegraf.rs, transmeton Gazeta Express.

Ministri i Sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë, Dragan Mektiq ka thënë se Shërbimi i Sigurimit në Bosnje dhe Hercegovinë ka marrë informacione se ky urdhër-arrest është pezulluar për Hashim Thaçin.