Zvicra eksporton 10 herë më shumë cigare se djathë!

Më 2013 prodhuesit zviceranë kanë eksportuar cigare për më shumë se gjysmë miliardi franga zvicerane.

Lajme

28/05/2014 00:44

Shumëkush nuk arrin ta kuptojnë se si Zvicra është një eksportues i madh i cigareve. Vitin e kaluar vlera e cigareve të eksportuara arriti në 520 milionë franga. Nëse krahasohet me djathin, vlera e eksportuar ka qenë vetëm 50 milionë franga.

Eksportet janë realizuar kryesisht në vendet si në Lindjen e Mesme dhe Azi. “BAT” është fabrika më e rëndësishme në rajon me 450 të punësuar, ngase i referohet cilësisë së lartë të cigareve të prodhuara në Zvicër.

\”Realiteti është se ne kemi nevojë për të bërë produkte shumë të mira për konsumatorët që e duan markën “Made in Switzerland. Dhe kjo është arsyeja pse ne jemi këtu\”, thotë Jean – Marc Levy, zyrtari më i lartë i marketingut në grupin “BAT”, në një intervistë për \”ECO\”.

Në Zvicër prodhohen tri grupe cigaresh: Philip Morris (marka Marlboro, L & M, etj.), nga SHBA-të (markat Lucky Strike, Parisienne, etj.) dhe JTI japoneze (Camel, Winston, etj.).

Në saje të kërkesave më pak të rrepta ligjore, prodhuesit vendës mund të prodhojnë cigare me përmbajtje të forta të nikotinës dhe monoksidit të karbonit.

Në negociatat për një marrëveshje shëndetësore reciproke me BE-në, Këshilli Federal ka qenë i autorizuar në mënyrë specifike nga Parlamenti për të ruajtur këtë avantazh konkurrues në krahasim me BE-në, transmeton Albinfo.