Zoran Stavreski ka dhënë dorëheqje nga dy funksionet
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave në Qeverinë e Maqedonisë Zoran Stavreski ka dhënë dorëheqje nga dy funksionet.

Lajme
Në kumtesën me të cilën ka bërë publik vendimin, Stavreski thotë se po tërhiqet nga Qeveria për arsye shëndetësore dhe me këshillë të mjekëve.
Stavreski, i cili ishte edhe kumbarë dhe “dora e djathtë” e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, në Qeverinë e Maqedonisë bënte pjesë që nga viti 2006.
Ai ishte një nga protagonistët kryesorë të të ashtuquajturave “bomba”, respektivisht bisedave të përgjuara telefonike që gjatë vitit 2015 i publikoi opozita maqedonase.
Ndër më të cituarat janë thëniet e tij, gjatë bisedave me ministren e Brendshme Gordana Jankullovska, se Gruevski “është i çmendur” dhe se “shpenzojmë për çokollata, kurse s’kemi për bukë”.