Zjarr i madh në Fier, rrezikohen disa banesa

Një sipërfaqe e mbjellë me ullinj është përfshirë nga flakët në fshatin Kuqan të Patosit.

Lajme

20/07/2017 18:56

Flakët po përhapen me shpejtësi duke iu afruar banesave.

Mësohet se flakët kanë djegur dhjetëra rrënjë ullinj.

Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.