“Zhelezara Smedereva” nën menaxhim të kosovarit

Fabrika e çelikut “Zhelezara” nga Smedereva së shpejti pritet të kalojë nën menaxhim të kompanisë “Core Group”, e cila është pronë e kosovarit me nënshtetësi britanike, Jeton Sadiku.

Lajme

14/04/2014 07:31

Ky i fundit është pronar i “Llamkosit”.

“Core Group” parashihet të hyjë në marrëveshje me Qeverinë e Serbisë, e cila ia mundëson që pas tre vjetëve të ketë pjesën më të madhe të aksioneve të fabrikës që ka rreth 5 mijë e 500 punëtorë.

Kjo marrëveshje pritet ta rrisë eksportin e Kosovës në drejtim të Serbisë, shkruan sot “Koha Ditore”.