Zhdukja e gazetarit, Turqia kontroll në Konsullatën saudite

Turqia ka paraqitur kërkesën për të ushtruar kontroll në Konsullatën e Arabisë Sauditë në Stamboll, pasi pretendon se një gazetar u vra brenda mureve të saj.

Bota

08/10/2018 19:06

Gazetari Jamal Khashoggi, një shtetas saudit, u pa për herë të fundit duke vizituar Konsullatën të martën.  Arabia Saudite i ka quajtur akuzat të pabazuara.

Princi i kurorës Mohammed bin Salman ka thënë më parë se zyrtarët janë të mirëpritur të kryejnë një kontroll pasi nuk ka asgjë për të fshehur.

Zyrtarët turq e bënë akuzën të dielën. Ata thanë se hetuesit e tyre kishin “prova konkrete” për vrasjen, të cilën siç thanë, u krye nga një ekip saudit prej 15 personash që mbërriti në vend javën e kaluar.

Asnjë provë nuk është paraqitur.

Khashoggi jetonte në SHBA, ku kontribuoi me artikuj në seksionin e opinionit të Washington Post. Gazeta tha se Shtetet e Bashkuara duhet të kërkojnë përgjigje nga sauditët.

“Nëse është e vërtetë, ky është një krim i tmerrshëm, vrasja e një gazetari në Konsullatën e vendit të tij në tokë të huaj – diçka e pa precedent në kohët moderne”, shkruante gazeta të hënën.