“Zhduket” personi i arrestuar nga policia maqedonase

Një banor i Lagjes së Trimave në Kumanovë dhe një polic shqiptar nga fshati Vaksincë për 48 orë janë të zhdukur dhe për të njëjtit familjarët nuk kanë asnjë informacion.

Lajme

11/05/2015 13:12

Besnik Ajdini, 45 vjeç, arrestimi i të cilit shihet edhe në fotot që po qarkullojnë në internet, kishte lëshuar shtëpinë bashkë me familjen e tij. Gratë dhe fëmijët policia i ka ndarë dhe i kanë lënë të lirë, ndërsa Besnikut i janë vënë prangat.

Familjarët thonë për Alsat M se janë interesuar edhe në SPB-në e Kumanovës, por policia nuk ju ka dhënë asnjë informatë se ku ndodhet Besnik Ajdini.

Ndërkaq, Arsim Bajrami banor i fshatit Vaksincë, pjesëtar i policisë, sipas familjarëve është thirrur në detyrë, por që nga ajo ditë edhe përkundër tentimeve të shumta për të kontaktuar, nuk kanë marrë asnjë informatë se ku gjendjet për momentin familjari i tyre. /Alsat-M/