Zhduket 15-vjeçarja shqiptare, nëna e denoncon në polici

Një denoncim është bërë në policinë e Durrësit për zhdukjen e një 15-vjeçare.

Lajme

23/06/2016 12:27

 

Denoncimi në polici është bërë nga e ëma e vajzës, pasi sipas saj 15-vjeçarja me iniciale E.S është larguar nga shtëpia e saj në datën 21 qershor.

Blutë e qytetit të Durrësit po punojnë për zbardhjen e rrethanave të largimit të vajzës dhe për identifikimin e vendndodhjes së saj.