Zhduken dy persona, një shqiptar dhe një serb

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh njofton se janë zhdukur dy persona. 

Lajme

14/12/2014 17:34

Sipas Policisë, njëri preson është  zhdukur më datën 8 ndërsa tjetri më 12 të këtij muaji.

Me datën 8 dhjetor, ashtu siç thuhet në raportin e Policisë, është zhdukur një djalë i komunitetit serb, dhe për rastin policia është lajmëruar nga nëna e tij.

Nëna e djalit të zhdukur, i ka thënë policisë së djali i saj është larguar nga shtëpia dhe se nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij.

Ndërsa, policia ka pranuar edhe një informatë, për zhdukjen e një personi në qytetin e Ferizajt.

“Një mashkull K/Shqiptar ka njoftuar në polici se djali i tij K/Shqiptar ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raportin e Policisë.

Për të dyja rastet, sipas raportit të policisë thuhet se njësitet policore kane ndërmarrë veprimet e saja lidhur me rastet.