Zhduken dy adoleshentë në Shkup

Dy tijnexherë në Shkup janë paraqitur mbrëmë si të zhdukur në stacionin policor në Çair, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Lajme

19/05/2016 14:44

 

Punonjësi social në Shtëpinë e “25 Maj”, njoftoi se më 14 maj nga shtëpia është larguar në drejtim të panjohur 15-vjeçari.

Dje, gjithashtu, T.GJ. (34) nga Shkupi, ka raportuar se ditën e njëjtë rreth orës 18:00 nga Shtëpia në drejtim të panjohur është larguar vajza 16 vjeçare.

Janë marrë masa për të gjetur të rinjtë.