Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani  viziton sot Kosovën

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, sot do të realizojë vizitë njëditore pune në Kosovë, ku do të realizojë një sërë takimesh me përfaqësuesit e kreut shtetëror të Kosovës.

Lajme

03/10/2017 09:29

Fillimisht Osmani do të mbajë takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, më pas me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, si dhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Osmani do të mbajë takim edhe me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Në takime do të hapen çështjet për bashkëpunim të ndërsjellë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës, iniciativat rajonale për bashkëpunim, si dhe perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Nikoqir i Osmanit do të jetë zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, me të cilin është paraparë edhe konferencë e përbashkët për media.