“Zemër” publikohet nga Arilena Ara

Për fansat e saj, Arilena Ara ka shfrytëzuar fundvitin për t'i befasuar me projekte muzikore.

ShowBiz

23/12/2017 21:10

Për dallim nga shumë artistë të cilët kanë publikuar vetëm nga një projekt, Arilena nuk po ngopet vetëm me një, shkruan lajmi.net.

Pas dy këngëve të njëpasnjëshme, këngëtarja sapo ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Zemër”.

Si këngën e fundit “Kido”, ashtu edhe këtë projekt, Arilena e solli vetëm në versionin audio, ndërsa e sjell të kënduar me një vokal të fuqishëm.

Kujtojmë që projekti “Nëntori” i ka sjellë këngëtares famë ndërkombëtare dhe vazhdon të jetë emër shumë i pëlqyer në shumë shtete, sidomos në Rumani. /Lajmi.net/

YouTube player