Zbulohet se edhe pasi u martua, këngëtari i njohur s’po e lë rehat ish të dashurën

Këngëtari i njohur tashmë e ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë, mirëpo po i shkon sërish pas ish të dashurës.

ShowBiz

07/01/2019 18:02

Justin Bieber e ka kurorëzuar dashurinë me martesë me Hailey Badwin por po vazhdon të tentoj për ta takuar ish të dashurën, Selena Gomez, transmeton lajmi.net.

Pas problemeve serioze me shëndetin, Selena Gomez është fokusuar tek mirëqenia e saj fizike dhe mendore. Një vendim që ka marrë për t’u përmirësuar është shmangia e të gjitha kontakteve me ish të dashurin Justin Bieber, pavarësisht përpjekjeve të tij për të folur me të.

Sipas mediave të huaja Justin ka tentuar të takojë Selenën më 3 janar në një nga hotelet që ajo po qëndronte, por këngëtarja i është përgjigjur më një “Jo” të prerë. “Justin po përpiqet të hyjë në kontakt me Selenën nëpërmjet miqve të përbashkët, si edhe përmes familjes së saj./Lajmi.net/