Zbulohet rutina e përsosur për të humbur peshë dhe fituar muskuj (FOTO)

Shkencëtarët në Kanadë besojnë se e kanë formuluar mënyrën e përsosur për meshkuj që të fitojnë muskuj dhe të humbin peshë shpejtë.

Lifestyle

28/01/2016 16:55

Metoda përfshinë ushtrime intensive si dhe ndërprerja e ushqimit për 40% sa vlerësohet normalja.

Ekipi në McMaster University,Kanada, i kishte studiuar 40 meshkuj të ri për këtë eksperiment, si dhe i kishte ndarë ata në dy grupe, raporton lajmi.net.

Dy grupet është dashur të ndjekin një dietë me pak kalori si dhe të bëjnë ushtrime 6 ditë në javë për një muaj.

Sidoqoftë, tjetri grupi është dashur të hajë më shumë proteinë sesa tjetri.

Shkencëtarët kishin zbuluar se ata që hanin më shumë proteinë kishin fituar më shumë kg në muskuj, pavarësisht se nuk hanin shumë, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu i kishin humbur edhe 10.5lbs dhjamë.

Ndërsa grupi tjetër, as nuk kishin zhvilluar muskuj e as nuk kishin humbur.

Ushtrimet, e veçanërisht ngritja e peshave, ofron një sinjal se muskujt mund të fitohen edhe kur nuk merrni shumë kalori.

Ky studim është publikuar në American Journal of Clinical Nutrititon. /lajmi.net