Zbulohet më në fund! Kjo është këngëtarja që thotë ‘babastars’ në fillim të këngëve të tyre

Projektet muzikore që sjellin labeli BabaStars kanë qenë gjithmonë të mirëpritura nga publiku dhe me ritmin e njëjtë janë duke vazhduar akoma.

ShowBiz

15/08/2018 09:20

Tekstet, ritmi i muzikës dhe performancat nga reperët e suksesshëm brenda këtij labeli u bëjnë përshtypje publikut, shkruan lajmi.net

Mirëpo të gjithëve u ka shkuar në mendje se kush mund të jetë vajza që thotë ‘babastars’ në fillim të pothuajse çdo projekti të tyre.

Mund të u duket e pabesueshme por ajo është Ronela Hajati dhe këtë ‘sekret’ e ka zbuluar vetë ajo nëpërmjet një postimi në Instagram në kuadër të të cilit tregonte për 10 gjërat që publiku nuk i kishte ditur për të./Lajmi.net/

YouTube player
YouTube player