Zbulohet identiteti i sulmuesit të Parisit, çfarë dihet deri më tani për Karim Cheurfi?

Vrasësi i vrarë në një shkëmbim zjarri në Champs Elysees në Paris është identifikuar si Karim Cheurfi nga prokurorët e Parisit.

Bota

22/04/2017 10:09

Sulmuesi kishte përdorur një kallashnikov për të vrarë policin me dy plumba në kokë, dhe për të plagosur dy të tjerë, shkruan BBC.

Policia franceze ka thënë, se ka gjetur një shënim që personi në fjalë i përkiste të ashtuquajturit Shteti Islamik, shënimi u gjet pranë trupit të tij, transmeton lajmi.net.

Pas përfundimit të sulmit në Paris, ISIS tha se përgjegjësia i takon atyre dhe se sulmuesi ishte belg.

Sipas raportimeve Belgjika i kishte njoftuar autoritetet e sigurisë së Francës se sulmuesi ishte atje. /Lajmi.net/