Zbulohen përfundimisht çmimet e modeleve të Samsung Galaxy 3

Tani kemi çmimet në euro për tre nga katër modelet Samsung Galaxy S10, të cilat do të lansohen në ngjarjet e Samsung Galaxy Unpacked që do të zhvillohet në San Francisko dhe Londër më 20 shkurt.

Auto & Tek

22/01/2019 17:59

Çmimet vijnë nga faqja italiane Tutto Android, që thotë se ato janë zbuluar pas një kërkimi në mesin e “burimeve më të besueshme”. Tutto Android i zbulon çmimet në euro sipas modelit dhe variantit siç tregohet më poshtë:

Galaxy S10 Lite 6GB / 128GB: 779 euro

Galaxy S10 6GB / 128GB: 929 euro

Galaxy S10 8GB / 512GB: 1,179 euro

Galaxy S10 + 6GB / 128GB: 1,049 euro

Galaxy S10 + 8GB / 512GB: 1,299 euro

Galaxy S10 + 12GB / 1TB: 1,599 euro

Tutto Android shton se telefonat S10 do të jenë në dispozicion për t’u blerë në Itali prej 8 marsit 2019, që përputhet me rrjedhjet e datës së lansimit të Samsung S10 që kemi dëgjuar nga burime të tjera.