Zbardhet dëshmia e Anjezës në polici, ja çfarë tha!

“Panorama” zbardh dëshminë e administratores së kopshtit “Diren”, Anjeza Shabani, e cila u filmua duke rrahur një fëmijë nga emisioni “Stop”.

Lajme

21/06/2016 12:04

Shabani, ish-­moderatore e emisionit “Alarm” u morr dje në pyetje nga Policia. Ajo ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe qante pa pushim.

Para Policisë ajo mësohet të ketë thënë se emisioni “Stop” nuk e ka shfaqur videon e plotë. Shabani pranoi se e ka dhunuar fëmijën, por videoja sipas saj nuk tregon të vërtetën.

“Videoja është prerë, nuk është e plotë. Unë pasi e qëlloja edhe e kam përqafuar fëmijën. Por ai përsëri nuk pushonte. Unë nuk e dija që fëmija ishte autik. Nuk më kishin thënë. Po të shihni videot e plota shihet që unë e kam puthur dhe përqafuar disa herë”, tha ajo para Policisë duke shpërthyer në lot.

Anjeza Shabani rrezikon tashmë deri në 20 vjet burg për akuzat në fjalë.