Zanfina me projekte të reja

Zanfina Ismaili i ka idetë e qarta për vitin 2014. Këngëtarja kosovare ka në plan të sjell projekte të reja gjatë vitit që sapo ka filluar. “Kam filluar të shikoj për projekte të reja. Nuk më pëlqen të shpejtoj, por as t’i lë gjërat të ecin ngadalë. Andaj, tashmë i jam përveshur punës në përzgjedhje…

ShowBiz

07/01/2014 13:50

Zanfina Ismaili i ka idetë e qarta për vitin 2014. Këngëtarja kosovare ka në plan të sjell projekte të reja gjatë vitit që sapo ka filluar.

“Kam filluar të shikoj për projekte të reja. Nuk më pëlqen të shpejtoj, por as t’i lë gjërat të ecin ngadalë. Andaj, tashmë i jam përveshur punës në përzgjedhje të këngëve të reja”, ka thënë këngëtarja prishtinase për gazetën Tribuna.

– “Meqë ende jam në proces të kërkimit të projekteve të reja, nuk mund të them se kur saktësisht do të vi me ndonjë risi. Mirëpo, kurdo që do të jem në prag të përfundimit të këngës, publiku im do të jetë i informuar”, ka shtuar ‘Zani’, e cila po e mban një formë të shkëlqyeshme të trupit.