Zaimina tregohet e guximshme, me vajzën në krah ushtrohet në palestër

Zaimina Vasjari është artistja e cila pak kohë më parë është bërë nënë.

ShowBiz

17/03/2018 09:41

Që prej lindjes së vajzës Khloe, këngëtarja kujdeset në maksimum për të, shkruan lajmi.net.

Meqenëse nga shtatzënia ka shtuar disa kile më tepër, këngëtarja ka filluar ta vizitonë palestrën.

Së fundi, ajo ka postuar një video në rrjete sociale, ku shihej duke ushtruar me vajzën në duar.

Kjo gjë zbulon edhe faktin që ajo nuk mund të ndahet nga vajza në asnjë moment, madje e merr edhe në palestër. /Lajmi.net/