Zahir Tanin raporton për Kosovën në KS të OKB-së

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shef i UNMIK-ut, Zahir Tanin, ka raportuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Lajme

07/02/2019 21:37

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shef i UNMIK-ut, Zahir Tanin, ka raportuar për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, transmeton lajmi.net.

Në raportin e tij, Tanin, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, themelimin e Ushtrisë së Kosovës, taksën e vendosur ndaj mallrave të Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës, ekipin negociator etj,.

Tanin, ka thënë se vendosja e taksës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake prej 100 për qind nga qeveria e Kosovës ka bërë që edhe të pezullohet dialogu Kosovë-Serbi, raporton më tutje lajmi.net.

Ai po ashtu ka thënë se si Serbia e cila ka kushtëzuar dialogun me heqjen e taksës ashtu edhe Kosova ka kushtëzuar heqjen e taksës me disa kërkesa.

Tutje Tanin, ka dhënë kritika edhe për ekipin negociator të Kosovës për bisedimet me Serbinë që në këtë ekip nuk ka asnjë grua.

“Kjo do të kërkon një angazhim më aktiv dhe përkrahje nga një numër i madh i akterëve duke përfshirë kërkimin e një pjesëmarrje të plotë të grave në dialog dhe futja e prespektivës gjinore në progres”, ka thënë ndër të tjera Tanin në raportin e tij.

Ndërkaq sa i përket themelimit të Ushtrisë së Kosovës, Tanin ka thënë se ligjet që mundësojnë themelimin e Ushtrisë janë kundërshtuar nga deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës, por edhe nga shteti i Serbisë. /Lajmi.net/