Zafir Berisha: Thaçi nuk futi asnjë pjesëtar të UÇK-së në qeveri

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, po thotë se ka diçka që po e vë në dyshim aktivitetin e Hashim Thaçit në luftë.

Lajme

14/12/2014 20:58

Ai, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, thotë se asnjë ish – pjesëtarë i UÇK-së, nuk është në ekzekutivin e vendit, ndërsa për këtë nuk kanë reaguar akoma, siç i quan ai, “patriotët që po protestojnë palidhje”, duke aluduar kështu në protestat që u bënë nga organizatat e dala nga lufta, para rektoratit.

“Më në fund Hashimi i realizoi detyrat e shtëpisë, asnjë ish pjesëtarë i UÇK-së në ekzekutivin e vendit. Me ketë e vë në dyshim edhe më të madh, aktivitetin e tij në luftë. E disa patriot që protestojnë palidhje, ku janë apo ende s’kanë dëgjuar”, ka shkruar ai .