YouTube vjen me risi

YouTube ka shtuar një veçori, e cila nuk ka qenë në të gjithë këtë kohë pjesë e kësaj platforme, bëhet fjalë për shkarkimin dhe më pas dëgjimin e këngëve offline.

Auto & Tek

08/08/2017 08:47

Opsioni i vetëm i YouTube në këtë fushë ishte një “mixtape offline” e krijuar automatikisht, e cila u krijua bazuar në historinë e mëparshme të dëgjimit.

Por ky opsion nuk është i hapur për të gjithë përdoruesit, vetëm nëse jeni parapagues i YouTube Red, platforma ju lejon të zgjidhni çfarë të ruani për dëgjimin ose shikimin offline, mund të zgjidhni ndonjë këngë ose album për të shkarkuar.

Gjithashtu keni mundësi për të zgjedhur nëse doni të ruani vetëm audio, video SD ose video HD (kur është e mundur).