Young Zerka tregon për herë të parë për lidhjen me Ronela Hajatin

Ka më shumë se 3 vite që Young Zerka dhe Ronela Hajati janë duke shijuar lidhjen e tyre të dashurisë.

ShowBiz

13/10/2018 09:49

Ndonëse një gjë e tillë nga dyshja nuk është pohuar e as mohuar prania e tyre në media thotë të kundërtën, shkruan lajmi.net

Është vetë artisti i cili më në fund duket se ka pranuar lidhjem me këngëtaren teksa thotë se është me të. “Po jam i lidhur… Dashuria është e bukur”, përfundon Zerka në një intervistë.

Sa i përket këngëtares Hajati ajo nuk dëshiron t’i jap hapësirë publikut rreth kësaj teme pasi që mendon se fansat e duan më shumë atë për karrierën që bën dhe jo për jetën private.

Sido që të jetë, ata kanë disa projekte të realizuara së bashku dhe janë mjaft artistë të dashur. /Lajmi.net/

YouTube player