Yndyrna që dobësojnë?! Po ka dhe duhet t’i njihni të gjitha!

Në vend që t’i eliminoni të gjitha yndyrat nga dieta juaj, përqendrohuni që të konsumoni ato të duhurat. Kontrolloni raftet e ushqimeve që të mos mbani fare yndyra të dëmshme.

Lifestyle

10/09/2017 08:56

YNDYRAT E PANGOPURA JANË MË TË MIRA : Ka dy lloje yndyrash të pangopura: mono të pangopura dhe poli të pangopura. Mos humbni kohë për të kuptuar se çfarë janë ato. Të dyja llojet quhen yndyra të mira, sepse përmirësojnë nivelet e kolesterolit dhe luftojnë inflamacionet, duke ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Më së shumti, gjenden në ushqimet me prejardhje bimore, por acidet yndyrore omega-3 gjenden më shumë te peshqit. Ato quhen yndyra esenciale omega-3 dhe janë një lloj i rëndësishëm i yndyrave poli të pangopura, që trupi nuk i prodhon dot, ndaj duhet t’i marrë nëpërmjet ushqimit. Sasia e lejuar ditore është 28-62 gramë. KUJDES

KUJDES ME PËRDORIMIN E YNDYRAVE TË NGOPURA:  Këto lloj yndyrash vijnë kryesisht nga mishi i kuq, lëkura e mishit të pulës, produktet e bulmetit (djathi, qumështi i paskremuar dhe akullorja) dhe rrisin nivelet e kolesterolit të keq LDL, duke rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të ishemisë. Nuk ka pse t’i eliminoni plotësisht nga dieta (mishi dhe bulmeti janë një burim i mirë proteinash), por bëni mirë që të konsumoni sa më pak të jetë e mundur. Sasia ditore e lejuar: 16-22 gramë ose 10 për qind e kalorive ditore.

SHMANGNI YNDYRAT E MBINGOPURA: Këto yndyra artificiale krijohen nëpërmjet hidrogjenizimit të pjesshëm të yndyrave të pangopura. Mund t’i gjeni në ushqimet e ambalazhuara, si: ëmbëlsira, biskota të kripura dhe meze. Ato përdoren edhe për të fërguar ushqimet, sepse mund të rinxehen vazhdimisht. Qëndroni larg yndyrave të mbingopura, sepse studimet tregojnë se mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Sasia e lejuar ditore: aspak ose më pak se 2 gramë.

RUAJINI ME MENÇURI: Mos harroni që vajin e sallatës dhe të gatimit t’i ruani në një vend të freskët dhe të errët. (Mos i ruani mbi sobë ose mbi frigorifer, sepse nxehtësia do ta prishë.) Ato rezistojnë më mirë në frigorifer, edhe pse mund të ngurtësohen. Lërini pak në temperaturë ambienti që të lëngëzohen sërish para përdorimit. Nëse preferoni t’i mbani vajrat në depon e ushqimeve, blini vazhdimisht sasi të vogla.