Yjet që u zotuan se nuk do të zhvishen më në filma

Nganjëherë, pikërisht ekspozimi i trupit të zhveshur është ajo që disa aktoreve u siguron famë të menjëhershme në Hollywood.

ShowBiz

10/09/2016 08:53

Jorrallëherë dëgjohen komente se zhveshja e aktoreve për shkak të roleve është një “eksploatim”, por ka edhe të atillë që këtë e konsiderojnë “në kuadër të artit”. Bukuroshet që do t’i prezantojmë tashmë janë zhveshur në film, disa një herë e disa edhe shumë herë.

Por i keni parë sa i keni parë të zhveshura, pasi ato janë zotuar se më nuk do ta përsërisin këtë.

Olivia Munn ka pranuar që të pozojë për revistën erotike “Playboy”, por nuk ka treguar aq shumë, pasi pjesët më intime ishin mbuluar. Por ajo kishte bërë zhveshjen e tërësishme të rrobave më 2012, për rolin në filmin “Magic Mike”. Por që nga atëherë ajo nuk është zhveshur më, pasi këtë e ka premtuar.

Aktorja dhe këngëtarja, Jessica Simpson, tani është një grua familjare. Pavarësisht faktit se në disa videospote të saj, por edhe role filmime, tashmë ka treguar shumë nga trupi i saj, ajo tani ka deklaruar: “Kurrë më nuk do të zhvishem për role filmike. Edhe nëse kjo do të më siguronte çmimin ‘Oscar’, nuk do ta bëj”, ka thënë ajo.

Në fillim të karrierës së saj, Jessica Alba shpesh është paraqitur e zhveshur në rolet e saj, ndërsa një rol të nxehtë të striptizes e kishte edhe në filmin “Sin City”. Por pas kësaj ajo në kontratat për role të reja ka insistuar që të mos ketë skena lakuriqe dhe kësaj ia ka arritur.

Jennifer Love Hewitt asnjëherë nuk ka zhveshur të gjitha rrobat në film dhe ka refuzuar edhe “Playboy”-in. Por natyrisht se ka pasur skena erotike në filma, por gjithmonë i ka mbuluar pjesët më intime të trupit.

Rachel Bilson nuk sheh arsyetime për zhveshje në filma, ndërsa për skenat lakuriqe në filmin “The Last Kiss” ajo kishte angazhuar një dublante. Dhe kur “Playboy” i kishte kërkuar të zhvishej për ta, ajo aty për aty kishte refuzuar dhe i kishte akuzuar për “imponim të lakuriqësisë”.

Image