Yjet e Hollywood-it që refuzuan çmimin Oscar

Shumë prej yjeve të Hollywood-it, çmimin Oscar e shohin si majën e karrierës së tyre. Por ka edhe nga ata që pavarësisht se janë nderuar me statujën e artë, nuk kanë qenë prezentë në ndarjen e çmimeve.

ShowBiz

28/02/2016 19:20

Aktorë si George C. Scott, Marlon Brando, Laurence Olivier, Sophia Loren, Goldie Hawn dhe shumë të tjerë e kanë fituar Oscar-in, por për arsye të ndryshme nuk kanë shkuar, transmeton lajmi.net

George C. Scott merret si aktori i parë në historinë e Akademisë që e refuzoi çmimin për aktorin më të mirë në “Patton” (1970). Sipas aktorit, aktrimi nuk duhet të jetë konkurrues. Në fjalimin e mbajtur në ceremoni, ai tha që politika përreth Akademisë është poshtëruese.

Të njëjtën gjë ka bërë më pas edhe Marlon Brando.

Ai nuk e ka pranuar çmimin Oscar si aktori më i mirë në filmin “Godfather” dhe në vend të tij për të tërhequr statujën është paraqitur Sacheen Littlefeather, e cila gjatë fjalës përshëndetëse ka mbrojtur të drejtat për indianët e Amerikës. Aktori përmes refuzimit të çmimit protestoi trajtimin që iu bëhej indianëve amerikanë nga Amerika.

Katharine Hepburn që ka fituar 4 çmime Oscar dhe ka qenë 12 herë kandidate, që është një rekord i pathyer, nuk ka qenë asnjëherë e pranishme dhe nuk ka marrë asnjë statujë. “Nëse këto çmime i meriton dikush, atëherë e meritojnë ata që më kanë votuar”.

Regjisori Roman Polanski ka fituar Oscar-in si regjisori më i mirë me filmin “The Pianist”, por për shkak të akuzave për përdhunim në Amerikë, nuk ka qenë i pranishëm. /lajmi.net